Shikoni pamjet nga brenda fabrikës së riciklimit, e cila sot u shkrumbua nga flakët

Ora News Lajme 2018-05-14

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Një zjarr i përmasave të mëdha shpërtheu rreth orës 10:00 të së dielës në fabrikën e riciklimit të mbetjeve jo të ngurta në zonën e Kasharit në Tiranë.

Zjarri ishte aq i fortë se retë e tymin u bënë të dukshme në të gjithë Tiranës dhe rrehtinat.

Për rreth tre orë, forcat zjarrfikëse nga Tirana dhe Vora, të ndihmuara edhe bote uji nga ndërmarrja e ujësjellës kanalizime në Tiranë kanë luftuar flakët e zjarrit të shkaktuara nga plastika, çka do të thotë se ndotja e ajrit në zonë është tejet e madhe.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar 7 forca zjarrfikëse të Bashkisë së Tiranës, ndërsa prefektja Suzana Jahollari kërkoi ndihmën edhe të tre zjarrfikëseve të ushtrisë për të bërë të mundur shuarjen e flakëve.

Banorët e zonën shprehin shqetësim për situatën duke pretenduar se zjarri rrezikon banesat e tyre, përveç ndotjes që është tejet e madhe për shkak të djegies së plastikës.

Kreu i zjarrfikëses në Tiranë, Shkëlqim Gonxhaj, deklaroi rreth orës 11:00 se për momentin, forcat e fikjes së zjarrit po përqendrohen për të parandaluar përhapjen e flakëve në magazinën ngjitur të fabrikës së riciklimit.

Ai shtoi se kompania nuk ka marrë masa për sistemin e mbrojtjes nga zjarri.

Rreth një orë më vonë, Gonxhaj dha lajmin e mirë sipas të cilit zjarri ishte vënë nën kontroll duke mos rrezikuar bizneset aty pranë, ndërsa po punohej për shuarjen përfundimtare të tij.

Duke qenë se zjarri është tejet i madh është kërkuar ndihma e zjarrfikëseve nga Kruja dhe nga Durrësit.

Në zonë është ndërprerë edhe energjia elektrike.

Për më shumë lexoni në:http://oranews.tv/article/zjarr-i-madh-ne-fabriken-e-riciklimit-ne-kashar

Share This Video


Download

  
Report form