Atentat me tritol ne makine/ Kamerat e sigurise filmojnë momentin e shperthimit

RTV KLAN 2018-05-14

Views 4

Ky është momenti kur Ervin Memo del i plagosur nga automjeti i tij, që u shkatërrua pas një shperthimi me eksploziv. Ngjarja ndodhi në orët e vona të mbrëmjes të së shtunës në lagjen '29 Nëntori' në Fier. Makina ishte e parkuar poshtë shtëpisë dhe Ervin Memo donte ta lëvizte. Sapo 38-vjeçari u fut brenda, makina u hodh në erë. Këto janë pamjet në momentin e shpërthimit të siguruara nga Tv Klan. Janë pamje të një kamere sigurie të një lokali aty pranë.

Kallëpi i tritolit ishte vendosur poshtë mjetit, në anën e pasagjerit. Shpërthimi ishte i fuqishëm, por Memo mori vetëm disa plagë në gjymtyrë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia thotë se bëhet fjalë për një shpërthim me telekomandë.

Autorët e atentatit me eksploziv e kanë ruajtur 38 ? vjeçarin dhe besohet se kanë qenë pranë vendit të ngjarjes. Sasia e tritolit të përdorur nuk është përcaktuar ende. Ekspertët vazhduan edhe ditën e dielë duke këqyrur vendin e ngjarjes. Në kamerat pranë nuk është parë ndonjë person duke iu afruar makinës dhe ka dyshime se tritoli mund të jetë vendosur në një tjetër vend.

Memo, një ish-emigrant, merrej me vreshtari. Grupi hetimor po mbledh të dhëna mbi të shkuarën e tij, në përpjekje për të zbuluar ndonjë konflikt të vjetër. Po hetohet edhe mbi një konflikt për pronat, pasi familja Memo është në procese gjyqësore për disa prona.

Share This Video


Download

  
Report form