Kryetari i Grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla mori pjesë në një nga seminaret e Akademisë Politike në Elbasan, e cila organizohet me mbështetjen e NDI- National Democratic Institute.
Akademia Politike ka në fokus të saj formimin e të rinjve si lider të së ardhmes, me prurje dhe ide inovative drejt qasjes Europiane. Në fjalën e tij, Balla bëri një pasqyrë të situatës politike në vend duke u nisur nga rekomandimi për hapjen e negociatave me Bashkimin Europian.
Rekomandimi për hapjen e negociatave nuk ishte një fitore e Partisë Socialiste. Sigurisht që PS meriton gjithë vlerësimin, sepse ishte PS ajo që përmbushi kriterin kryesor që para 4 vitesh nuk mendohej se mund të realizohej ndonjëherë, e që ishte pastrimi i sistemit të drejtësisë nga gjyqtarët e prokurorët e korruptuar. Para 4 vitesh nuk e besonte njeri. Por përsëri ne jemi modestë dhe për hir të këtij procesi kaq të rëndësishëm historik duam të kemi bashkëpunimin e opozitës, sepse një pjesë e mirë edhe të reformave që do të vijnë kërkojnë konsensus edhe më të gjerë se sa ai që ne kemi sot në Kuvend, edhe pse ne kemi një mazhorancë komode për të qeverisur vendin. Është për të ardhur keq që në Parlament kemi një opozitë të papërgjegjshme. Unë jam shpresëplotë, se pavarësisht sensibiliteteve kundër zgjerimit që ka në disa vende ne të kemi mundësi të marim një datë për hapjen e negociatave, Lul Basha thotë që Shqipërisë nuk duhet t?i hapen negociatat.
Taulant Balla