Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një 38 vjeçar i shpëtoi atentatit me eksploziv mbrëmjen e sotme pranë qendrës së Fierit.
Në momentin kur personi i identifikuar si Ervin Memo, ka hipur në makinë eksplozivi ka shpërthyer.
"Rreth orës 22:55, në vendin e quajtur "Kryqëzimi i Grecallisë" ka shpërthyer mjeti tip "Benz" me drejtues shtetasin E.M, 38 vjeç, banues në Fier. Gjatë kohës së shpërthimit mjeti ka qënë i parkuar dhe drejtuesi i tij sapo kishte hipur në mjet. Paraprakisht dyshohet se mjetit i është vendosur lëndë plasëse eksplozivë" informon policia e Fierit.
Drejtuesi i mjetit ndodhet në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/fier-hidhet-ne-ere-makina-shpeton-mrekullisht-shoferi