Deborah Xhako që kthehu kokat e të 4 pjesëtarëve të jurisë në ?The Voice of Italy?, është veterane nëpër radhët e audicioneve të spektakleve të talentit.
Para se të bënte katër artistë të njohur italiane t?i luteshin, emigrantes shqiptare i janë përplasur shumë dyer në fytyrë.
Burime për ?Jo Vetëm Modë?, zbulojnë se 20-vjeçarja ka një histori refuzimesh nga ?Amici? i Maria de Filippi-t, apo edhe X Factor italian.
Megjithatë, edhe pse larg familjes, këmbëngulja për të ndjekur ëndrrën në dhe të huaj herët a vonë, i?u shperblye!
Por, ç?ndodh kur ëndrra jote ngec nëpër sportelet e ambasadës?
Sot, Dylan Reka mund të ishte në Londër, duke ngrohur zërin për të kënduar në spektaklin më të famshëm të talenteve.
?Të pranohesh në një spektakël të madh siç është ?X Factor UK? që të gjithë e kanë ëndër dhe të mos shkosh vetëm se s?ke mundësinë e një vize është vrasje talenti. Kam aplikuar 4 herë dhe të katra herët më është refuzuar për arsye të njëjta që sipas tyre nuk do kthehesha më. Ishte ftesë nga ?X Factor UK? dhe jo nga Ndroqi. I?u kam dërguar atyre refuzimet që kam marrë dhe ata më kanë thënë: Jemi të shokuar?, tha këngëtari.
Pasi lexoi rastësisht në internet se formati që nisi nga Anglia në të gjithë botën kishte hapur audicionet, 20 vjeçari s?e mendoi gjatë aplikimin. Videoja në të cilën këndonte ?Love on the Brain? të Rihanna-s, rezultoi një zbulim për producentet atje.
?Kur pashë emailin fillimisht mendova se është një ?ubdate? nga Tëitter. Një producente më kishte kontaktuar përmes telefonit dhe më tha se nuk i kishte dalë numri im. Më tha se i kishin pëlqyer audicionet e mia dhe se kisha kaluar 4 faza pa qenë fare prezent por vetëm përmes videos?, tha Reka.
Nga ana tjetër, me imazhin e dikurshëm Dylan ndoshta do ta kishte shumë të vështirë të pranohej pa qenë prezent në audicion. Pamja e re me siguri do ketë ndikuar tek përzgjedhësit e X Factorit në Britani, spëktakël ku ndryshe nga ?The Voice?, shumë i rëndësishëm është dhe stili i konkurentit.
Edhe pse aktiv me klipe dhe në festivale, jehona e këngëve të tij ka mbetur brenda kufijeve të adhuruesve në Instagram. Krejt e kundërta e këngëtarëve ?big? që shkëmbejnë qoka duke i shpërndarë muzikën njëri-tjetrit.
I ngjashëm për nga vokali me The Ëeeknd, apo Michael Jackson, Dylan ka vendosur të ndrrojë stil. Kostoja për të shpërthyer në tregun muzikor shqiptar, mesa duket qenka të bëhesh si të tjerët.