Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Qyteti i Durrësit nderon kolosin e pikturës Ibrahim Kodra, në 100-vjetorin e lindjes, duke zhvilluar disa aktivitete të ndryshme.
Një ditë më parë personalitete dhe fuksionarë të lartë të qarkut Durrës bënë homazhe pranë varrit të piktorit, ndërsa sot u çel në Durrës ekspozita me pikturat e kollosit. Me rastin e 100-vjetorit te lindjes se mjeshtrit durrsak te piktures Ibrahim Kodra, u inaugurua sot në ambjentet e Shkolles ?Ibrahim Kodra? (në durrës) salla muzeale me piktura, ekspozite fotografike, bibliografi e sende e veshje personale te piktorit.
I pranishëm në këtë aktivitet, krahas personazheve të ndryshëm simpatizan të piktorit, edhe kuratori i veprës dhe presidenti i fondacionit ?Ibrahim Kodra?, Fatos Faslliu, i cili bëri te njohur edhe kalendarin artistik me rastin e 100-vjetorit përgjatë gjithë vitit.
Një ditë më parë në ishëm personalitete të artit dhe politikes kanë bërë homazhe dhe kanë vendosur kurora me lule në varrin e piktorit të madh Ibrahim Kodra, figura më e rëndësishme e pikturës shqiptare të gjysmës së dytë të shekullit të XX.
Piktori Ibrahim Kodra lindi në ishëm më 22 prill të vitit 1918 dhe ndërroi jetë në moshën 88-vjecare në Milano. Kodra është konsideruar si piktori më i rëndësishëm shqiptar i njohur ndërkombëtarisht.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/kujtohet-ibrahim-kodra-lule-e-homazhe-ne-varrin-e-tij