Lirohen 7 nga 11 kuksianet e arrestuar

RTV KLAN 2018-05-14

Views 0

Gjykata e Apelit në Shkodër ka vendosur të premten të lirojë 7 nga 11 kuksianët e arrestuar pas protestës së dhunshme të 31 Prillit në Rrugën e Kombit.

Megjithëse trupa gjykuese vendosi të mos pranojë provat shtesë të avokatëve të të arrestuarve, vendosi masën 'detyrim paraqitjeje' ndaj 7 protestuesve dhe lënien në burg të 4 të tjerëve.

Gjykata vendosi lirimin e 7 protestuesve, mes të cilëve Shpëtim Toda, Xhevahir Hereni, Elton Cengu, Shkëlqim Vata, , Ervis Ruçi, Rasim Onuzi, Vasil Laçi, Abdi Haziri dhe Edmond Matmuja.

Ndërkohë, në burg u lanë Florin Onuzi, Elton Cengu, Vasil Laçi dhe Xhevahir Gashi.

Jashtë Gjykatës të afërm dhe qytetarë të shumtë kërkuan lirimin e menjëhershëm të protestuesve, duke paralajmëruar përshkallëzim të protestave.

Në seancë ishin të pranishëm edhe deputetë të Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Share This Video


Download

  
Report form