Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
8 në njëmijë foshnja lindin me anomali të zemrës. Shkak mendohet se është lindja e femrave në moshë madhore dhe sitili i tyre i jetesës. Problemet kardiake të foshnjave ishin në qëndër të konferencë ndërkombëtare mbajtur në Tiranë ku morrën pjesë mjekë nga Europa.
Numri i të porsalindurve me probleme kardiake ka pësuar rritje. Sipas statistikave tetë në një mijë foshnja lindin me anomali të zemrës. Me qëllim trajnimin e mjekëve dhe informimin e tyre me metodat më të fundin të diagnostikimit lidhur me këto raste është zhvilluar në Tiranë një konferencë ndërkombetare ku morën pjesë mjekë nga Europa.
Eliona Demaliaj, Drejtore e Maternitetit Mbretëresha Geraldinë: Hapi i parë është njohja, diagnostikimi dhe pastaj trajtimi i këtyre anomalive. Trajnimi jonë dhe folja e këtyre problemeve bën që ne të ulim shumë incidencën e anomalive kardiake të lindura tek fetusi.
Sipas mjekëve rritja ka ardhur si pasojë e shtimit të mundësive por edhe lindja e femrave në moshë madhore dhe stili i tyre i jetesës.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/tet-ne-1000-femije-lindin-me-anomali-te-zemres