Gjatë një deklarate për medien, Ministri i Mjedisit dhe Turizmit, Blendi Klosi, theksoi se vazhdon operacioni, ?Pastrojmë tokën që duam?, e konkretisht ka vijuar me pastrimin e lumit Shkumbin, në zonën e Librazhdit.
Në ditën e pestë të operacionit,?Pastrojmë tokën që duam? ministri Klosi ishte në Urën e Polisit, në Librazhd ku vijonte pastrimi i shtratit të lumit Shkumbin.Të pranishëm edhe deputeti i zonës Taulant Balla, kryebashkiaku u Librazhdit, Kastriot Gurra dhe Prefekti, Maksim Malaj. Në aksion morën pjesë Forcat e armatosura, punonjës të AdZM Elbasan, punëtorë të Bashkisë, nxënës shkollash dhe vullnetarë.
Duke vlerësuar punën e bërë në të gjithë vendin prej datës 16 prill ministri Klosi tha se pas datës 22 prill që është edhe Dita e Tokës, institucionet e zbatimit të ligjit do të vihen shumë më tepër në veprim. Duke mos toleruar asnjë kryetar bashkie që lejon derdhjen e mbetjeve ne lumenj.
Lumenjtë nuk mund të jenë landfilde të hapura për Bashkitë apo për ish komunat, apo për ndonjë fshat të vogël, duhet që për mjedisin të punojmë të gjithë së bashku.
Ministri i Mjedisit dhe Turizmit, Blendi Klosi