Report TV - Rama: 19 mijë nxënës në arsimin profesional, punësimi 20% më i lartë për ta

Report TV 2018-05-14

Views 0

Kryeministri Edi Rama ka qenë i pranishëm sot në në Tiranë në një panair kushtuar punës he arsimit profesional.

Kreu i qeverisë paraqiti atë që sipas tij ka qenë një orientim i qartë i ekzekutivit të tij që në mandatin e parë, fokusin te arsimi profesional.

Rama tregoi se rezultatet janë mëse pesëfishuar për sa i takon të rinjve që tashmë i janë drejtuar arsimit profesional, që u garanton marrjen e një zanati.

Nga 3 mijë në 19 mijë nxënës në arsimin profesional

Vetëm 4 vite më parë, në arsimin profesional kishte 3 mijë nxënës, që në numër ishin shumë pak, por në kushtet në të cilat arsimoheshin, ishin faktikisht krejtësisht të harruar dhe të humbur në mes të rrugës. Sot ne kemi 19 mijë nxënës dhe 6 mijë të tjerë, që janë pjesë e kurseve dhe e trajnimeve profesionale. I bie që të jenë 20% e nxënësve sot në Republikën e Shqipërisë. Është ende shumë pak. Duhet të jetë shumë më tepër se kaq. Politika jonë në këtë drejtim është e orientuar që numri i nxënësve që shkojnë në arsimin profesional të rritet në mënyrë progresive dhe aty të mos shkojnë vetëm nxënësit që nuk ndjekin dot arsimin e mesëm të përgjithshëm për shkak të rezultateve, por edhe më të mirët. Faktikisht në shkollat tona profesionale ne kemi një numër jo të vogël nxënësish shumë të mirë, që kanë zgjedhur rrugën e arsimit profesional dhe kanë bërë shumë mirë.

Share This Video


Download

  
Report form