Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahi" />
Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahi"/>

"S'do më pengojë bir nëne as kurve"-Tahiri në '360Gradë': Nuk merrem me tollovitë

Ora News Lajme 2018-05-14

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri në një lidhje telefonike për "360 Gradë" në Ora News, tha se me deklaratën përpara Parlamentit nuk kishte pasur si qëllim për të kërcënuar ndokënd, ndërsa i konsideroi "tollovi" komentet e bëra për këtë.

Zheji: Pse duhet të kishte një reagim të tillë për kthimin tuaj në Parlament.

Tahiri: Së pari unë nuk besoj që opozita u largua për shkakun tim. Ishte një vendim i marrë përpara se të shkoja në Parlament. Së dyti, normale që ka reagim për sa kohë gjatë gjithë këtyre 6 muajve është folur pafund për mua dhe çështjen për të cilën bëhen fjalë. Unë kam ndenjur heshtur në respekt të procesit gjatë gjithë këtyre 6 muajve dhe më duket normale të ketë komente.

Zheji: Është bërë një pyetje në lidhje me deklaratën tuaj, e cila është interpretuar si një presion ndaj kryeministrit.

Tahiri: Unë jam shumë i qartë për atë që kam thënë vet. Nuk e kam kulturë të kërcënoj njeri. Nuk merrem me tollovitë dhe komentet e asaj që kam thënë unë apo të politikës. Unë flas për të vërtetën time dhe ky është i vetmi qëllim. Nuk kam qëllim të kërcënoj njeri dhe s'kam pse e bëj.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/sdo-me-pengoje-bir-nene-kurve-tahiri-ne-360grade-nuk-merrem-me-tollovite

Share This Video


Download

  
Report form