Ora News - Protesta në Rrugën e Kombit, Avokati i Popullit: Shkeljet gjatë arrestimeve

Ora News Lajme 2018-05-14

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Avokati i Populli në një raport për protestën e dhunshme në Rrugën e Kombit përveç shkeljeve që shefit të policisë, ka konstatuar shkelje edhe nga prokuroria. Në raport thuhet se Prokuroria ka lëshuar urdhrat e ndalimeve për 37 persona.

Në përfundim të këqyrjes së të gjithë procesit, ky institucion konstaton se Prokuroria ka cenuar të drejtat e të ndaluarve duke llogaritur si kohë ndalimi orën e ekzekutimit të urdhrave të ndalimit datë 01.04.2018, pas orës 10.20-12.00, kohë e cila siç përmendëm nuk është koha faktike e ndalimit.

"Nga ana tjetër theksojmë se, Afati i paraqitjes së kërkesës për vlerësimin e ndalimit fillon nga çasti kur të ndaluarit i hiqet liria, kudo qoftë ai, dhe jo nga çasti i mbylljes në dhomat e paraburgimit, në rastin konkret me vendosjen e prangave në banesë, pas orës 03.00 të datës 01.04.2018", thuhet në raport.

Kjo ishte një nga pikat më të debatuara.

Sipas Avokatit të Popullit, parimisht personat nuk u nënshtrohen masave të kufizimit të lirisë së tyre përpara se të shpallen fajtorë nga gjykata.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/protesta-ne-rrugen-e-kombit-avokati-i-popullit-shkeljet-gjate-arrestimeve

Share This Video


Download

  
Report form