Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Në të gjitha pikat kufitare të Shqipërisë janë shtuar masat e sigurisë me synimin frenimin e fenomenit të azilkërkuesit.
Në një takim të zhvilluar me Sekretari per Azilin dhe Migracionin ne Belgjike, Theo Francken zëvendësministrja Rovena Voda nënvizoi se në çdo rast shkeljeje do të ketë ndjekje penale.
Voda: Lufta jonë ndaj këtij fenomeni duhet të vazhdojë. Masat shtrënguese janë njëra anë, por nga ana tjetër Ministria e Brendshme ka hartuar dhe ka gati për miratim një Plan Veprimi të gjerë për parandalimin e fenomenit të azilit në vendet e BE-së dhe zonën Shengen.
Sipas Vodës, nga masat e marra ka dhe një ulje të kërkesave për azil.
Voda: Jemi të vendosur për goditjen e grupeve kriminale që janë të përfshira në këtë veprimtari. Të gjitha këto masa që ne kemi ndërmarrë deri tani kanë dhënë një efekt paraprak. Në vendet e zonës Shengen ne kemi një ulje të kërkesës për azil me 24% për vitin 2017, sipas të dhënave të Eurostat. Gjithashtu mjafton të kujtojmë faktin se 3 muajt e parë të këtij viti, iu është refuzuar dalja rreth 5,400 shtetasve shqiptarë për mungesë dokumentacioni.
Nga ana e tij Francken, u shpreh se Belgjika nuk do të pranojë kërkesat për azil të shtetasve që mbërrijnë nga Shqipëria.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/voda-gati-miratimi-i-plan-veprimin-parandalimin-e-azilit