Shembja e urës së Drojës, banorët kërcënojnë me bllokimin e superstradës Laç- Fushëkrujë

Report TV 2018-05-14

Views 0

Kur kanë kaluar 5 muaj nga shembja e Urës së Drojës në Mamurras, por situata mbetet e njëjtë. Pavarësisht premtimit se do të ndërhyhet shumë shpejt, deri më tani nuk është marrë asnjë masë për ndërtimin e saj.

Përballë kësaj situate banorët e fshatrave të Kurbinit kanë protestuar pranë urës së shembur. Ata thonë:

Mungesa e urës na ka vështirësuar lëvizjen, pasi na duhet të përshkojmë 20 km rrugë. Situata më e vështirë bëhet për fëmijët, të cilët për të shkuar në shkollë kalojnë në këmbë urën, duke rrezikuar kështu dhe jetën.

Banorët e Mamurrasit
Banorët kërcënojnë me bllokim të superstradës Laç- Fushëkrujë, nëse problemi i tyre nuk do të marrë zgjidhje në një kohë të shpejtë. Ura e Drojës u shemb dhjetorin e vitit që lamë pas, nga prurjet e shumta të lumit, si dhe nga kalimi i mjeteve të tonazhit të rëndë.

Share This Video


Download

  
Report form