Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Në laguna ka nisur procesi i dezinfektimit për të luftuar mushkonjat e rrezikshme në vendin tonë si ajo tiger. Pas lagunave procesi do të vijoj në zonat urbane, ku kërkohet dhe ndihma e banorëve për të informuar autoritet për prezencën e ujit në bodrume, vatër e përhapjes së mushkonjave dhe sëmundshmërisë.
Dimri i butë i këtij viti favorizon shumimin dhe përhapjen e mushkonjave, ndaj Ministria e Shëndetësisë nisi procesin e dezinsketmit në laguna.
Në vendin tonë qarkullojnë dy lloje mushkonjash që janë të rrezikshme në pickimin e tyre, ajo tiger dhe mushkonja e zakonshme shkaktare e virusit të Nilit.
Enkelejda Dikolli: Mushkonja tigër që ndodhet në vendin tonë që prej vitit 1979, jemi vendi i parë në Europë ku mushkonja tigër u vendos pasi u largua nga vendi i saj i origjinës, Kina. Ka udhëtuar përmes vaporëve që vinin në atë kohë, pasi Kina ishte vendi i vetëm, me të cilën zhvillonim tregti. Sot kjo mushkonjë është e vendosur pothuajse në të gjithë zonën bregdetare dhe është mushkonja kryesore shqetësuese në zonat urbane, është aktive gjatë ditës. Kurse gjatë natës është mushkonja e zakonshme që është dhe vektore e etheve të Nilit Perëndimor.
Entemologia Enkelejda Dikolli thotë se me rrezik janë dhe zonat urbane, kur kërkohet bashkëpunimi i qytetarëve për informuar Drejtoritë Shëndetësore për bodrume ku ka prezencë uji, vatër për shumimin e mushkonjave.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/nis-dezinsektimi-ministria-e-shendetesise-lufte-mushkonjave-ne-laguna