Ish-Kryeministri Sali Berisha, i cili e ka vlerësuar mjaft raportin pozitiv të KE-së për hapjen e negociatave, deklaroi sot se ai raport u shty në mënyrë të pamerituar për shqiptarët nga kryeministri ?paranojak dhe haluçinant?.
?Për raportin pozitiv të KE, ? tha Berisha, ? meqë jam në këtë temë dua të shtroj dy probleme: ky paranojak halucinant mendon se ky proces ,që e shtyu në mënyrën më të pamerituar për shqiptarët, është vepër e tij. Në fakt shtytja dhe pasiguria janë vepër e tij.
Rekomandimi për hapjen e negociatave nis me firmosjen e MSA, nis me anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, nis me heqjen e vizave, nis me rekomandimin e KE në 2012-2013. Në të gjitha këto ngjarje Edvin kristal Rama ka qënë kategorikisht kundër, ka futur bilbilë në Kuvend, ka ëlshuar deklaratat më të pafytyra, kur unë dorëzova kërkesën për anëtarësim; ka protestuar me portrete të Enver Hoxhës kur ne morën anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, ka bllokuar me dhjetra nene duke hapur turin në gjithë vendin em sloganin hap kutitë që të zhbllokohet vizat