Kontributet për pensionet në në qytet e fshat, sa do të paguajnë të vetpunësuarit për sigurime

Report TV 2018-05-14

Views 8

Prej disa muajsh ministria e Financave ka ndërmarrë një fushatë për ti kërkuar fermerëve që të paguajnë kontributen për llogaritjen e pensioneve. Gjithashtu edhe qytetarëve që i paguajnë vet kontributet u kështë kërkuar që të futen në skemë për shkak të përfitimit të një pensioni më të lartë. Aktualisht numri i të vetpunësuarve që paguajnë kontributet është më i ulët në krahasim me të njëjtën periudhë më parë. Për këtë arsyje Instituti i Sigurimeve Shoqërore shpjegon mënyrën se si bëhet pagesa e kontributeve për të vetpunësuarit dhe shuma që duhet të derdhin çdo vit.

?Sigurimet vullnetare mund ti paguajnë: Të gjithë personat që kanë mbushur moshën 18 vjeç dhe akoma nuk iu ka lindur e drejta për ndonjë përfitim nga skema e sigurimit të detyruar. Për një kohë dhe shkaqe të caktuara nuk mund të sigurohen nga skema e sigurimit të detyrueshëm. Janë të siguruar në skemën e sigurimit të detyrueshëm dhe kërkojnë që nëpërmjet sigurimit vullnetar të rrisin të ardhurat e tyre. Nuk janë pjesëmarrës në skemën e të vetëpunësuarve në bujqësi?- thuhet në manualin e ISSH.

Çfarë përfitohet?

Personi që ka paguar kontribut për sigurim vullnetar, pasi plotëson kushtet e përcaktuara në Ligjin nr. 7703, datë 11.05.1993 ?Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë?, të ndryshuar, është përfitues. Pensionit të plotë të pleqërisë. Pensionit të reduktuar të pleqërisë. Pensionit të invaliditetit. Pensionit të pjesshëm të invaliditetit. Kontributi vullnetar llogaritet në kufijtë e pagës minimale dhe maksimale të caktuar nga Këshilli i Ministrave dhe paguhet nga personi i siguruar në shumën dhe afatin e përcaktuar në kontratën e sigurimit vullnetar. Kontributi vullnetar llogaritet në kufijtë e pagës minimale dhe maksimale të caktuar nga Këshilli i Ministrave dhe ka të njëjtin rregull me kontributin e detyrueshëm. Në sigurimin vullnetar, bën pjesë edhe pensioni familjar.

Share This Video


Download

  
Report form