Ora News - Xhaçka: Shqipëria ka propozuar opsione për baza tokësore amerikane

Ora News Lajme 2018-05-14

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ministrja e Mbrojtjes e Shqipërisë Olta Xhaçka ndodhet në Washington, ku dje u takua në Pentagon me Sekretarin amerikantë Mbrojtjes James Mattis. Sekretari Mattis e falenderoi Shqipërinë për angazhimin e saj në NATO si një vend aleat, kontributi i së cilës, siç u shpreh ai, shkon përtej madhësisë së sajshtet".

Ai vlerësoi kontributin e Shqipërisë me trupa në misione të ndryshme të NATO-s, si dhe rolin e Shqipërisë për të mos lejuar, siç u shpreh ?ndikimin e dëmshëm rus në rajon?. Në takim Ministrja Xhaçka bëri thirrje për një prani ushtarake të Shteteve të Bashkuara në Shqipëri.

Ajo tha se Shqipëria po paraqet disa ide për të vënë në dispozicion baza tokësore, ajrore dhe detare por edhe aftësi të tjera, qoftë në mënyrë dypalëshe me SHBA ose në suazën e NATO-s. Zonja Xhaçka u sugjeroi zyrtarëve amerikanë të mbrojtjes të shikojnë mundësinë që Shqipëria të shërbejë si vend kontakti në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Sipas saj, një prani e SHBA ose e NATO-s mund të ishte një demonstrim i qartë se ky rajon nuk është harruar nga aleatët.

Zëri i Amerikës: Zonja ministre! Cilat janë pritshmëritë tuaja nga kërkesa drejtuar sekretarit Mattis, e cila nuk bëhet për herë të parë?

Olta Xhaçka: Në radhë të parë unë dua të theksoj angazhimin operacional të forcave të armatosura gjatë këtyre viteve si vend aleat i NATO-s. falë këtij angazhimi, falë seriozitetit dhe përparimit që forcat e armatosura kanë realizuar gjatë këtyre viteve, ne jemi për NATO-n dhe për SHBA-të një aleat i denjë, një faktor stabiliteti në rajon dhe një garant i sigurisë së përbashkët e kolektive.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/xhacka-shqiperia-ka-propozuar-opsione-baza-tokesore-amerikane

Share This Video


Download

  
Report form