Nga ana tjetër në faqen zyrtare, Ministria e Kulturës njofton se: "Në këtë ditë, hyrja në monumente, parqe kombëtare dhe site arkeologjike është falas". Ish-drejtuesi i Institutit të Monumenteve të Kulturës, Apollon Baçe në një intervistë për Report Tv tregon shkakun e kësaj pasoje.
?Që nga 92? dhe deri sot ne kemi një grafikë në të cilën monumentet po shkatërrohen dita ditës. Qoftë Berisha, qoftë Rama kanë një disinteres total ndaj monumenteve. Madje mund të them një përbuzje?.
Apollon Baçe për Report Tv
Sipas Baçes, fondet ndaj mirëmbajtjes së monumenteve kulturore çalojnë ecurinë e punës.
?Fondet kanë qenë problem gjatë gjithë kohës. Unë kur kam qenë drejtor i Institutit të Monumenteve të Kulturës, fondet për monumentet kanë qenë 30 mijë euro. Tani mendoni me 30 mijë euro, mund të blesh maksimumi ndonjë veturë nga këto që blenë gjykatësit dhe prokurorët e jo ndonjë gjë tjetër?
Ish-drejtor i IMK, Apollon Baçe