Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ambulantët pranë shkollave janë një zgjidhje e detyruar për një pjesë të nxënësve të Elbasanit për të blerë dicka për të ngrënë gjatë kohës që qëndrojnë në Shkollë.
Por shpesh herë, kjo i ekspozon ata përballë rreziqeve shëndetësore, pasi produktet e shpejta që konsumojnë janë të ndjeshëm ndaj faktorëve të jashtëm. Rastet e helmimeve kanë qenë të shumta.
Valentina Leka, shkolla ?Dhaskal Todri?: Koha nga ora 7.30 deri në 14 që janë këtu herë pas herë i detyron që nxënësit të kërkojnë dicka qoftë për të pirë qoftë për të ngrënë.
Qyteti është përzgjedhur për zbatimin e projektit bëjmë detyrat në klasë ku përfshihet edhe ushqimi i kontrolluar, por zbatimi nuk ka nisur ndaj, nxënësit kanë dy alternativa: Buke me vete ose t'i drejtohen ambulantëve që qëndrojë pranë kangjellave.
Ndërsa subjektet e ndërtuara pranë shkollave kanë arritur deri aty sa klanë çarë muret rrethuese të institucioneve ose kanë krijuar në objekt dritare që lidhen me oborret e brendshme, për të komunikuar me nxënësit.
Fenomeni është i njohur edhe policinë Ndërtimore në Elbasan, ku kryeinspektori Aurel Kaja paralajmëron se një aksion për ti dhënë fund abuzivitetit.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/nxenesit-ne-elbasan-buke-me-vete-ose-tek-ambulanti