Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Opozita i cilësoi të papranueshme akuzat e Kryeministrit për lobim kundër hapjes së negociatave për Shqipërinë.
Pas takimit me përfaqësuesen e Lartë për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë në BE, Federica Mogherini, kryetarrja e LSI-së, Monika Krymadhi tha se opozita ka përmbushur të gjitha angazhimet e saj në favor të procesit të integrimit. Sipas saj çdo kushtëzim nga BE për procesin mban emrin "Edi Rama".
Në të njëjtën linjë ishin dhe nënkryetari i PD-së Edi Paloka dhe deputeti Tritan Shehu. Sipas tyre, kreu i qeverisë duhet të rendë pas vendeve skeptike për ti bindur për votë pro në qershor dhe jo të sulmojë opozitën.
Pyetje: Kryeministri Rama ka thënë se janë elementë të opozitës që lobojnë për bllokimin e negociatave. Cili është komenti juaj?
Kryemadhi: Kryeministrti duhet të largohet nga arroganca dhe manipulimi që bën çdo ditë e më shumë. Përmes deklaratave spekulative kërkon të mbulojë kapjen nga krimi i organizuar.Opozita ka kaluar çdo limit të bashkëpunimit të saj me Ramën, duke filluar që në prezencën e saj në parlament, duke vazhduar dhe i ngritur çdo ditë e më shumë dhe duke i dhënë mundësi zotit Rama për të reflektuar por mesa duket këtu i vetmi njeri që nuk ka ngjyrat kuq e zi është Rama se shqiptarët dhe gjithë opozita dhe ata deputetë që duan të vëshin ngjyrën kuq e zi e kanë veshur. Nëse ka njeri që nuk mban më këtë ngjyrë është Edi Rama.Rama kërkon të largojë vëmendjen nga problemet që ka sot Shqipëria.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/kryemadhi-kushti-i-be-negociatat-edi-rama-paloka-te-binde-skeptiket-te-lere-kockat