Report TV - Pika turistike e Shirokës, Tërthorja: Nevojitet investim serioz

Report TV 2018-05-14

Views 0

Pika turistike e Shirokës, e cila ndodhet buzë liqenit të Shodrës, ka shumë për të përmirësuar në prag të këtij sezoni turistik. Prej vitesh kjo zonë është duke u përballur me porbleme të shumta.

Një nga problemet më të mëdha janë ujërat e zeza, por edhe mbetjet e shumta, të cilat hidhen pa kriter, kjo edhe për shkak të mungesës së koshave për mbeturinat.

Ditën e sotme institucionet janë bërë bashkë për një pastrim vullnetar të iniciuar nga nisma, ?Të pastrojmë Shqipërinë?, por një ditë pastrimi është e pamjaftueshme, pasi kjo zonë është mjaft e shtrirë gjeografikisht. Drejtori i inspektoriatit mjedisor, ka pranuar se:

Problemi janë ujërat e zeza, të cilat derdhen në liqenin e Shkodrës, por për t?i dhënë zgjidhje këtij problemi, nevoitet një investim serioz.

Edmond Terthorja, Drejtori i Inspektoriatit të Mjedisit Shkodër

Share This Video


Download

  
Report form