Report TV - Ligji për strehimin social, replika mes Vasilit dhe Spiropalit

Report TV 2018-05-14

Views 0

Nga ambientet e Kuvendit, në postin e kryetarit të Komisionit të Shëndetësisë, Petrit Vasili deklaroi se anëtarët socialistë nuk kanë pritur një ditë për mbledhjen e këtij komisioni për miratimin nen për nen të ligjit për strehimin social.

Vasili e quajti të patolerueshme mbledhjen vetëm nga anëtarët socialistë të Komisionit të Shëndetësisë, në një kohë që ditën e sotme Komisioni Europian jep rekomandimin për hapjen e negociatave.

Në mënyrë të njëanshme dhe skandaloze, pa asnjë shkak Komisioni i çështjeve Sociale të Shëndetësisë, është mbledhur vetëm me anëtarët e Partisë Socialiste, deputetë në kuvendin e Shqipërisë. Pas një kërkesë timen si kryetar i komisionit, për shtyrjen vetëm një ditë të punimeve të komisionit, për shkak të impenjimeve politike të anëtarëve të opozitës, lidhur me çështjet që kishin të bënin me ditën e sotme, të raportit që pret Shqipëria dhe komunikime politike të caktuara.

Petrit Vasili
Për këtë deklaratë të Vasilit reagoi zv.kryetarja e Komisionit të Shëndetësisë, deputetja e partisë Socialiste, Elisa Spiropali duke theksuar:

Nuk na takon ne të shtyjmë projektligje që janë kaq të rëndësishme për qytetarët, sepse opozita ka marr një vendim absurd, për të bojkotuar komisionet dhe seancat pa asnjë arsye objektive. Sidomos në këtë prag çeljesh negociatash, pra në një kohë kaq të rëndësishme për të ardhmen e vendit.

Elisa Spiropali

Share This Video


Download

  
Report form