Rekomandimi për negociatat, Rama: Kaluam sprovën historike - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2018-05-14

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Rekomandimi i Komisionit Europian për çeljen e negociatave, për kryeministrin Rama është kalimi i një provimi të vështirë. Por nga ky moment e më tej, gjithçka varet nga vetë Shqipëria.?Këto nuk janë dhurata. Europa e bashkuar nuk bën dhurata dhe Brukseli sheh e njeh vetëm merita?.Reforma në drejtësi e mbi të gjitha pastrimi i drejtësisë nga gjykatës e prokurorë të korruptuar, për kreun e qeverisë, ishin hapat që më së shumti bindën Brukselin të rekomandojë negociatat.?Gjykatës e prokurorë që largohen nga sistemi, politikanët, keqbërësit e mëdhenj të botës së krimit të organizuar janë mësuar të hynë nga dera e të dalin nga penxhera, duhet të paguajnë njësoj si ata në çdo vend anëtar të BE?.Kryeministri e pranon se negociatat janë një fazë komplekse dhe e vështirë.?Periudha e negociatave është ajo e ndarjes së shapit nga sheqeri. Është periudha e thellimit të konsolidimit të institucioneve demokratike, e marrjes së përgjegjësive. Si e tillë kjo është larg së qeni një periudhë e lehtë?.Në deklaratën për mediat, shefi i ekzekutivit iu drejtua opozitës duke i shtrirë dorën e bashkëpunimit.?Por unë nuk mund të lexoj rekomandimin si fitoren e një pale politike mbi një tjetër, sepse kjo nuk është fitorja një partie kundër asaj që synoi ta shtynte?.E duke kujtuar se gjatë qeverisjes së PS Shqipëria arriti të marrë si statusin e vendit kandidat, ashtu edhe rekomandimin për hapje të negociatave, Rama tha me bindje se do të arrihet edhe vendimi i madh, anëtarësimi.?Më lejoni të guxoj të them sot se siç ia dolëm në këto dy sprova, do ia dalim edhe në të tretën? do ta mbajmë amanetin e Skënderbeut.

Share This Video


Download

  
Report form