Ora News - Basha nga Berlini: I kërkuam CDU-CSU mbështetjen për hapjen e negociatave

Ora News Lajme 2018-05-14

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kreu i PD, Lulzim Basha nga Berlini ka deklaruar se i kanë kërkuar mbështetje grupit të CDU-CSU për hapjen e negociatave me Shqipërinë. Basha theksoi se opozita mbështet ëndrrën e shqiptarëve për anëtarësimin në BE.

Basha: Sot kemi kërkuar mbështetjen e grupit CDU-CSU për hapjen e negocviatave me Shqipërinë, vendim i cili do të merret pas rekomandimit të KE. Kemi kërkuar mbështetjen si një akt që do të ndihmojë Shqipërinë dhe shqiptarët në një endërr që e ndajnë të gjithë, të anëtarësimit në BE, por edhe si një përpjekje të shtuar për të plotësuar kriteret e pa plotësuara në luftën kundër krimit, korrupsionit, reforma në drejtësi, reforma në administratën publike, respektimi i të drejtave të njeriut të nëpërkëmbura, sic ishte rasti i Kukësit. Të gjitha këto janë shqetësime të thella të partnerëve tanë, janë arsye të mëdha për të dyshuar. Në emër të PD i kemi garantuar që ta shohin këtë si një proces që mundëson vazhdimin e betejës për të çmontuar krimin e organizuar dhe kapjen e shtetit nga krimi i organizuar, për të çmontuar narkoshtetin, për të luftuar korrupsionin, për të vendosur të gjithë qytetarët të barabartë përpara ligjit, për të vendosur politikanët e korruptuar para drejtësisë.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/basha-nga-berlini-i-kerkuam-cdu-csu-mbeshtetjen-hapjen-e-negociatave

Share This Video


Download

  
Report form