Krijimi i korsive të biçikletave në Tiranë ka dhënë efektet e para, pasi po përdoren masivisht nga qytetarët e të gjitha grupmoshave. Përgjatë gjithë bulevardit ?Dëshmorët e Kombit? ka përfunduar ndërtimi i korsive të biçikletave në dyja anët e rrugës. Një tjetër korsi biçikletash është krijuar në bulevardin ?Zogu i I?, e cila shpesh përdoret edhe si shëtitore nga qytetarët, duke u bërë pengesë për lëvizjen me biçikletë.
Qytetar: ?Që 15 vjeç nuk kam zbritur, biçikletë, motorr. Në punë dhe në plazh shkonim për t?u larë pas pune me biçikletë. Edhe ne jemi neglizhentë edhe këmbësorët. Unë dal me gruan shëtitje, më pëlqen këtu se është më qetë dhe e kuptoj që jam në kundravajtje, por ja që akoma s?jemi ndërgjegjësuar?
Qytetar: ?Këto janë korsi shumë të mira që na ndihmojnë patjetër, sa më shumë të shtohen aq më mirë është. Shtohen biçikletat, pakësohen makinat, pakësohet tymi, shtohet pastërtia.
Janë shumë të mira, por kemi një problem të vetëm se na kalojnë njerëzit, sidomos te korsia te ?Zogu i I?, aty vetëm njerëz ke, ndërkohë që janë dy trotuare si majtas si djathtas për njerëzit, por ne na pengojnë se duhet të ruhemi të mos i vrasim, të mos i dëmtojmë?
Por sa e vështirë është të lëvizësh me biçikletë në Tiranë, duke marrë parasysh trafikun e rënduar dhe shkeljen e rregullave të qarkullimit nga këmbësorët.
Qytetar: ?Kaq e thjeshtë nuk është se duhet të kesh kudjes, të bien njerëzit se dikush se ka vëmendjen, dikush ecën?
Qytetar: ?Këta i hapin korsitë, por parkojnë makinat. Po të shkosh nga Selvija te Medreseja, gjithë rrugën janë të parkuara makinat. Unë detyrimisht dal pas makinave se kam frikë se më kap tjetra?
Qytetar: ?Nuk është shumë e thjeshtë sepse shoferët këtu janë të pakujdesshëm fare për biçikletat, për këmbësorët, janë shumë të çrregullt. Por duhet pak dije, të studiosh pak shoferat?
Një tjetër korsi e dedikuar për pedalim është krijuar edhe në Bulevardin e ri të Tiranës. Bashkia e Tiranës ka parashikuar ndërtimin e 10 km korsi të dedikuara për biçikletat. Aktualisht në punimet që po kryhen për sistemim e infrastrukturës së rrugëve dhe trotuareve po i kushtohet hapësirë edhe lëvizjes me biçikleta.