Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Vllaznia humbi një "finale" mbijetesë përballë Teutës 2-0 dhe për trajnerin e shkodranëve, Ernest Gjoka kjo erdhi si pasojë që skuadra nuk arriti të dilte tek loja e vet, duke mos zbatuar as detyrat.
"Ishte një ndeshje që nuk e zhvilluam mirë. Mendoj se rruga është e vështirë, dhe do vazhdojë të jetë kështu. Nëse do ishim treguar më fanatik tek detyrat, do merrnim diçka. Mesa duket, sot ishte dita jonë më e keqe.
"Arrita të fus 4 sulmuesit që kemi në dispozicion, pasi pjesa e parë na doli jashtë çdo konteksti që prisnim. Duhet të kthehemi shpejt për të marrë masat në vazhdim.
"Deri tek goli i parë, po menaxhonim mirë ndeshjen. Patëm rastet tona, por në momentin e golit, është ajo sëmundja, që është goditje e rëndë. Goli i dytë na hodhi ?knock-out?. I kemi kaluar edhe më parë këto momente të vështira. Futbollistët do ta marrin veten.
"Nëse do ishte bërë akoma më mirë detyra nga lojtarët e krahut, Sukaj dhe Ribaj do bënin më mirë. Skuadra hyri në një moment të vështirë pas golave. Kjo nuk na dha momentin pozitiv për qarkullimin e topit, apo për të dalë para portës.
"Sot e dinim rëndësinë e kësaj ndeshje, edhe çunat shkodranë, por jo të gjithë kanë ditën e tyre. Sot nuk dolën tek vetja e tyre. Ne duhet të fitojmë ndeshjet brenda, aty nuk duhet të gabojmë. Nëse do jemi të qetë dhe të qartë për atë që kërkojmë, besoj se do jemi në rrugën e duhur."-tha Gjoka menjëherë pas ndeshjes.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/humbje-me-teuten-gjoka-nuk-ishte-dita-jone-mbijetesen-e-sigurojme-ne-shtepi