E diela shqiptare - Shihemi në gjyq! (15 prill 2018)

RTV KLAN 2018-05-14

Views 8

Facebook: https://www.facebook.com/tvklan Talk-show LIVE nga Ardit Gjebrea ne KLANHD & TVKLAN;

Kronikë më e plotë: http://tvklan.al/e-diela-shqiptare-emisioni-31-sezoni-10/

Bashkëshortët Vera dhe Marko janë bërë pjesë e rubrikës ?Shihemi në gjyq? në emisionin ?E Diela Shqiptare? për shkak të një firme, e cila i ka çuar në rrezik divorci pas 50 vitesh martesë.

?Kam ardhur këtu dhe kam sjellë zotërinë se kam 3 vjet, po shkojnë 4, që sherri ynë është vetëm ?firma?. Thoshte i kam marrë unë, por unë i thoja që pasurinë e kam dhe unë. Mos m?i lër fëmijët pa pasuri! Ai nuk më besonte e më thoshte ku e gjete shkollën ti. Unë nuk kam shkollë siç kanë këta sot, por kam të vërtetën. Si e bëri ky? Hodhi firmën dhe nuk pyeti as djemtë e as mua!?, u shpreh Vera.

Juristja Eni Çobani i ngriti pyetjen Markos se si ka mundur të firmosë pa pyetur 4 bashkëpronarët e tjerë. Ai rrëfeu se dy motrat e tij dhe një notere i kanë shkuar një mbrëmje në shtëpi dhe i kanë kërkuar të firmosë një dokument për tokën e nënës së tyre, Aspri Sema.

Vera tregoi se nuk kanë patur marrëdhënie të mira me familjarët e bashkëshortit të saj, ndaj dhe vendosën të hiqnin dorë nga toka që trashëguan nga e ëma e Markos, duke ia lënë djalit që ka jetuar me të. Por në këtë moment nisën problemet në familjen e tyre.

Zonja Eni posedon një deklaratë noteriale nga Marko Sema, që sipas saj, është firmosur një herë e më pas është shtypur akti, por megjithatë duhet të provohet nga një ekspert. Marko e ndërpreu duke thënë që është dokument i falsifikuar, pasi e pohon që ka firmosur në disa dokumente bosh.

I pyetur nga moderatori i emisionit ?E Diela Shqiptare?, Ardit Gjebrea se përse e ka firmosur, ai u shpreh se ia ka kërkuar noterja. Juristja Çobani shpjegoi se Marko pretendon që ka firmosur vetëm disa prej tyre, ndaj rezulton se është falsifikuar.

Por Gjebrea tha se nëse do të ishte e falsifikuar, personi përgjegjës do të mund të firmoste ku duhej dhe jo në fund të dokumentit.

Vera e zhgënjyer nga bashkëshorti rrëfeu frikën që ka nëse ai ka firmosur vetëm për pronën e të ëmës apo edhe për tokën dhe shtëpinë e tyre. Por Eni Çobani u shpreh se nuk duhet të frikësohet kur bëhet fjalë për tokë bujqësore, pasi ajo dhe fëmijët e saj janë bashkëpronarë dhe do të mund të hedhin poshtë fare lehtë dokumentet që mund të firmosë Marko.

Ajo lexoi dëshminë noteriale që ka firmosur ky i fundit, ku thuhej: ?Në kushtet që nëna ime e quajtur Aspri Sema, e bija e Profit dhe Maries, ka vdekur dhe kjo vërtetohet nga certifikata e vdekjes, e lëshuar nga zyra e Gjendjes Civile Libofshë, unë me cilësine e trashëgimtarit ligjor të saj, heq dorë nga pjesa takuese që më përket nga trashëgimia ligjore e saj, në bazë të nenit 53/3 të ligjit ?Për noterinë?.

Pra, Marko Sema ka hequr dorë nga pjesa që ka trashëguar nga e ëma, por ajo çka nuk u kuptua në këtë problematikë është fakti që ai pretendon se ka firmosur në katër fleta të bardha. Ai shtoi se e ka shoqëruar kushëriri, i cili ia ka lexuar dokumentin, pasi vetë...

Share This Video


Download

  
Report form