Rreth 500 familje të pastreha do të kenë mundësi që të përfitojnë kredi të buta për blerjen e një banese. Përmes kësaj skeme, Bashkia e Tiranës u jep zgjidhje problemit të strehimit për çiftet e reja dhe njëkohësisht krijon mundësi reale për stimulimin e sektorit bankar. Në total do jenë në dispozicion këtë fazë rreth 500 kredi me interesa të ulëta dhe që do mund të përfitohen nga familjet e reja dhe që plotësojnë kriteret e përcaktuara.
Familjet që do të përfitojnë nga kreditë e buta marrin nga banka vetëm 80% të vlerës së shtëpisë që do të blejnë, ndërsa kredinë do ta shlyejnë për 20 vite me interes të ulët. Nesër do të nisë aplikimi pranë njësive administrative, në programin e strehimit, por duhet të plotësoni disa kritere. Përfitues potencial në programin ?Subvencionimi i interesave të kredisë për familjet e reja?, do të jenë familjet e reja që:
Përbëhen nga çifti i ri me moshë totale deri në 70 vjeç.
Përbëhen nga familje të reja që kanë në ngarkim persona me aftësi të kufizuar apo persona në pension.
Nuk kanë në pronësi një banesë.
Kanë të ardhura sipas limitit të përcaktuar në këtë program.