Ai është njeriu më i pasur në Shqipëri për të disatin vit radhazi. Bëhet fjalë për biznesmenin Samir Mane i cili ishte sot i ftuar në emisionin ?Xing me Ermalin? në Tv Klan. Vetëm pak javë më parë miku i tij dhe njëkohësisht Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit Armand Duka ishte po në të njëjtin emision ku rrëfeu se disa vite më parë kishte shprehur një dëshirë tek muri i lotëve në Izrael që ti shtoheshin lekët Manes.
?Unë në fakt nuk e kisha dëshirë të vërtetë, e kisha me gjysmë shakaje, por atij ju shtuan vërtet. Tani kam në plan të shkoj në Izrael dhe do shkruaj një letër tjetër që ti mbarohen lekët Samirit se nuk e duroj dot me aq shumë lekë?, tha Duka.
Deklaratës së tij Mane i është përgjigjur me humor duke thënë se ?ka marrë masa? që Duka të mos hyjë më në Izrael.
Ermal Mamaqi: Ta kam përmendur emrin në 40 emisione vetëm që ti të vije këtu.
Samir Mane: Nuk janë 40 në fakt janë 32 emisione, por nuk ka rëndësi.
Ermal Mamaqi: Unë i a vlej kështu si moderator?
Samir Mane:Çfarë të thotë vëllai jot, hajt mo...
Ermal Mamaqi: Kush ka qenë i ftuari që të ka pëlqyer më shumë? Mos më thuaj që është Arman Duka. E dëgjove se cili është sekreti i pasurisë tënde.
Samir Mane: E dëgjova me vëmendje dhe ai ma kishte thënë edhe më parë këtë histori që ka shkuar në Izrael tek muri i lotëve dhe ka shkruar një letër që t?më shtohen paratë mua. Nuk më pëlqeu që tha që do shkonte sërish në Izrael dhe do shkruaj një tjetër letër që t?më mbarohen paratë mua. Kam marrë masa për këtë punë që ai të mos hyj më në Izrael.