U falsifikuan lejet e ndërtimit, sekuestrohet blloku i pallateve me 5 dhe 7 kate në Lezhë

Report TV 2018-05-14

Views 0

Një bllok pallatesh 5-7 kate me sipërfaqe ndërtimi 6 712 m2 janë sekuestruar me urdhër të Prokurorisë së Lezhës, pasi leja për ndërtimin e tyre dyshohet se është dhënë në kundërshtim me ligjin. Objekti është duke u ndërtuar nga një shoqëri me qendër në Lezhë

Më konkretisht me urdhër të Prokurorisë janë sekuestruar një pallat 5 katësh dhe në proces kati i fundit, me sipërfaqe të sheshit të ndërtimit 2000 m2 si dhe një pallat 7 katësh dhe në proces kati i fundit, me sipërfaqe të sheshit të ndërtimit 4712m2.

Ka qenë urdhëri datë 13.04.2018, i Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, që ka çuar në ekzekutimin e vendimit penal Nr. 127 datë 13.04.2018 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, e cila ka vendosur masën e sigurimit pasuror ", Sekuestro preventive" mbi pasuritë e paluajtshme, pallate në ndërtim të një shoqërie sh.p.k. në Lezhë, në adresë Kune Shëngjin, në pronësi dhe administrator të shtetasit Agustin Ulidedaj.

Share This Video


Download

  
Report form