Prej kohësh peshkatarët e Vlorës kanë ngritur shqetësimin për ndërtimin e një moli, apo edhe mundësinë e thellimit të atij ekzistues. Sa futesh në këtë mol përballesh me disa peshkarexha, shumica e të cilave janë të kalbura, ose të ndryshkura, por edhe pse në gjendje të amortizuar, me dhjetra peshkatarë dalin çdo ditë në punë për të ushqyer familjet e tyre. Peshkatarët shprehen tepër të indinjuar për kushtet në të cilat punojnë duke theksuar:
Edhe pse jemi taksapagues të rregullt, në këtë mol nuk është bërë asnjë investim.
Peshkatarët, Elham Zhegu, Astrit Levani
Por kjo problematikë dhe kërkesat e tyre kanë rënë në vesh të shurdhër. Edhe një premtim nga qeveria në fillim të këtij viti për heqjen e Tvsh për vajrat, rrjetat dhe mallrat që atyre u duhen për gjueti, nuk është mbajtur.