Shenjat e plumbave në Fier, fqinjët: Nëse do kishte fëmijë do ishte tragjedi, ngatërrim objektive

Report TV 2018-05-14

Views 1

Report Tv sjell pamjet nga brenda lokalit në Fier ku duken shenjat e plumbave që terrorizuan pronarin dhe klientët që ndodheshin në atë moment, kur hapën zjarr para dy ditësh persona të armatosur dhe që më pas dogjën makinën për të humbur gjurmët.

E ndërsa pronari Agim Boriçi nuk pranon që të flasë para kamerave, fqinjët dhe të afërmit e tij shprehen se ai nuk ka probleme me asnjë person, ndërsa fatmirësisht në atë moment nuk kishte nxënës dhe mësues, pasi lokali ndodhet pranë një shkolle.

Ata kërkojnë që autorët të vendosen sa më parë para drejtësisë, ndërsa mohojnë lajmet në disa media se Agim Boriçi ka lidhje me bandën e Lushnjes.

Share This Video


Download

  
Report form