Zyra e BE reagon pas deklaratave te Berishes

RTV KLAN 2018-05-14

Views 1

Delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë reagon pas akuzave të ish-Kryeministrit Sali Berisha, se Ambasadorja Romana Vlahutin i kishte kërkuar ish-Kryeprokurorit, Adriatik Llalla arrestimin e tij. Delegacioni iu përgjigj Televizionit Klan lidhur me këtë çështje duke mos pranuar të komentojë deklaratat e ish-Kryeministri, të cilat i quajti trillime të pabaza.

"Bashkimi Europian nuk komenton rreth trillimeve, të cilat janë krejtësisht të pabaza?

Në një intervistë në studion e ABC News, ish-Kryeministri tha se Llalla ia kishte raportuar ish-Presidentit Nishani kërkesën e zonjës Vlahutin, ndërsa ai vete e kishte mësuar nga diplomatë të huaj.

Berisha nuk bëri komente për letrën Llallës drejtuar Senatit Amerikan, por e gjen të pa vend deklaratën e Ambasadorit Donald Lu pas publikimit të saj. Ish-Kryeministri akuzon drejtpërdrejt ambasadorët Lu dhe Vlahutin se ndihmuan Ramën të kapte Reformën në Drejtësi.

Tv Klan

Share This Video


Download

  
Report form