Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Policia e Shtetit do të vendoset në Dukagjin në kuadër të parandalimit të kultivimit të bimëve narkotike, krahas monitorimit me dronë që do ti bëhet zonës. Drejtori për Rendin e Sigurinë në Policinë e Shkodrës, Gjovalin Loka konfimoi këtë strategji të re të policisë në luftën kultivimit të drogës në zonën malore, që ndër vite ka qenë problematike. Financuesit dhe organizatorët e kësaj veprimtarie do të jenë në fokus të policisë, e cila paralajmëroi goditje me forcë ligji, pa dallime të ngjyrave politike, që mund të tentohet ti vishet.
Efektivë të të Policisë së Shtetit do të vendosen përkohësisht në Dukagjin kundër kultivimit të bimëve narkotike. Drejtori për Rendin e Sigurinë në Policinë e Shtetit, Gjovalin Loka konfirmoi këtë masë të re, krahas monitorimit me dron dhe patrullimeve nga ajri të Guardia Di Finanza që kanë nisur nga 6 prilli.
Gjovalin Loka: Do të kemi një mundësi për akomodimin e punonjësve të policisë, e kam biseduar dhe me drejtorin aktual që të kemi një numër punonjësish të policisë që të shohin zonën e lartë të Dukagjinit, të cojmë mesazhin që ne jemi këtu prezent. Ne kemi ardhur këtu, jemi bashkë për pushtetin vendor, jemi ne Policia e Shtetit dhe janë gjithë institucionet e tjera ligjzbatuese për ti thënë ?Jo? këtij fenomeni.
Në krah të Krye bashkiakes demokrate të Shkodrës, në një takim sensibilizues në Gur të Zi, drejtuesi i lartë i policisë së Shtetit foli për tolerancë zero dhe goditje me forcën e ligjit pa dallime të ngjyrave politike, që mund të tentohet ti vishet.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/policia-vendoset-ne-dukagjin-efektivet-kunder-kultivimit-te-droges