Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Gazetari Arjan Çani i ftuar në "360 Gradë" në Ora News, duke komentuar lajmet e përhapura në media se ambasadori Lu ka kërkuar arrestimin e Metës dhe ambasadorja e BE-së, Vlahutin ka kërkuar arrestimin e Berishës, thotë se ka zëra që thonë se ish-kryeprokurori Adriatik Llalla, ka regjistruar bisedat me dy ambasadorët.
Çani: Ndoshta edhe Vlahutin mund ta mohojë siç e mohoi edhe zt.Lu. Nga burime të mia të pa konfirmuara ende, thonë se Llalla mund t'i ketë regjistruar këto biseda. Nëse kjo është e vërtetë, atëherë këtu afera bëhet shumë më interesante se ç'mund ta imagjinojmë dot. Nëse do të na rezultojë që Llalla i ka regjistruar bisedat, këtu nuk do të jemi më në një inertësi politike, por do kemi diçka të re.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/arrestoni-berishen-e-meten-cani-kam-burime-qe-llalla-ka-regjistruar-bisedat-me-lu-e-vlahutin