Nënkryetari i Partisë Demokratike, E" />
Nënkryetari i Partisë Demokratike, E"/>

Ora News - "Fundi i Ramës", Paloka: Vendi drejt përplasjes civile, ku janë ndërkombëtarët?

Ora News Lajme 2018-05-14

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka, e konsideroi një formalitet të rradhës mbledhjen e Byrosë së Kuvendit, pasi sipas tij vendimet që do merren prej saj dihen tashmë.

Para nisjes së mbledhjes, Paloka nuk u kursye me etiketimet për Kuvendin që sipas tij është shndërruar në një fëlliqësirë.

Etiketimet si kurseu as ndaj Kryeministrit Rama.

Paloka: Kjo që po ndodh në këtë parlament është një fëlliqësirë që nuk mund të ketë paralele të tjera, parlament që dënon deputetët e opozitës por nuk dënon një Kryeministër i cili fyen gjithë popullin e tij në mënyrën më vullgare, më banale. Një parlament që është bërë një qelbësirllëk i gjithi, që nuk duhet vlerësuar më nga shqiptarët. Një shtet që po e çon vendin drejt greminës dhe përplasjes civile dhe që për fat të keq nuk ka as reagimin më të vogël që duhet të ketë as nga ndërkombëtarët, as nga ata njerëz që përfaqësojnë të ashtëquajturën shoqëri civile por që e vënë opozitën përballë një situate që mund të sjellë pasoja të pariparueshme për vendin. Unë jam duke hyrë tani në mbledhjen e Byrosë në një mbledhje ku dihen vendimet që do të merren. Do të dënojë një bastard pa fytyrë si Bushati për të mbuluar të gjithë pislliqet e tjera që kanë bërë dhe nuk dënojnë kryeministrin e vendit i cili edhe njëherë guxoi të fyejë një popull të tërë, popullin që përfaqëson.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/fundi-i-rames-paloka-vendi-drejt-perplasjes-civile-ku-jane-nderkombetaret

Share This Video


Download

  
Report form