Ora News - Më të mirët e shkencës për vitin 2017, vlerësohet studimi për shqiptarët e Ukrainës

Ora News Lajme 2018-05-14

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Konkursi për Çmimet Shkencore Kombëtare për vitin 2017 ka pasur disa kandidatë të fortë. Tre fituesit sjellin analiza të reja për fenomene të botës shqiptare në fushat e gjuhësisë, kulturës por edhe të bujqësisë.

Aleksandër Novik dhe ekipi i albanologëve rusë që ai përfaqëson është një nga fituesit me veprën ?Ekspedita në Detin Azov, gjuha dhe kultura e shqiptarëve të Ukrainës?.

Kjo vepër kolektive hedh dritë për herë të parë mbi kulturën tradicionale 500- vjeçare dhe mbi një ishull gjuhësor shqiptar me rreth 3000 pasardhës në disa fshatra të Ukrainës.

Aleksandër Novik: Paraardhësit e shqiptarëve të sotëm të Ukrainës kanë ikur nga trojet shqiptare 5 shekuj më parë për shqiptarët e sotëm të Ukrainës janë kthyer këtu në trojet shqiptare përmes monografisë sonë kolektive.

Me ?Fjalorin etimologjik të gjuhës shqipe? profesor Kolec Topalli është fitues i çmimit ?Çabej?, si një vazhdim i traditës më të mirë në shkencën albanologjike, ku Eqerem Çabejt i njihet një rol vendimtar.

Kjo punë shkencore është një vepër jete për profesor Topallin për rindërtimin e historisë së fjalëve shqipe, e origjinës dhe për zbulimin e kuptimeve të tyre më të hershme. Për shkak të gjendjes shëndetësore të profesorit, çmimin e tërhoqën familjarët.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/me-te-miret-e-shkences-vitin-2017-vleresohet-studimi-shqiptaret-e-ukraines

Share This Video


Download

  
Report form