Famulltari i Velipojës: Motoja e botës së krimit; 'vdekja jote është një shans që unë të jetoj'

Ora News Lajme 2018-05-14

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Famulltari i Velipojës, Marjan Gega thotë se njerëzit e krimit përfitojnë mbi dobësitë e të tjerëve dhe nëpërmjet parave të drogës, krijojnë më shumë pabarazi, duke deformuar tregun.

Më poshtë fjala e plotë e famulltarit Marjan Gega: Njerëzit e "botës së krimit", të cilët duan të përfitojnë mbi dobësitë e të tjerëve, janë të shumtë dhe në çdo vend të botës, kështu që janë njerëz me pushtet dhe me ndikim të madh edhe në shoqëri, e të cilët jetojnë mbi kurrizin e të tjerëve (shpesh herë nuk e përdorin për vete drogën), por jetojnë me moton 'vdekja jote është një shans që unë të jetoj'.

Shihni se çfarë po ndodh edhe në Shqipëri vitet e fundit: me kultivimin e drogës, me trafikimin në forma nga më të ndryshmet, me importimin dhe eksportimin e këtyre drogërave, e që me siguri nuk i mbajnë njerëzit e thjeshtë, njerëzit pa një identitet. Nuk ka nevojë për komente!

Kemi një impakt të paevitueshëm që është deformimi i tregut nga paratë e pista. Ata njerëz që po i përdorin ato para të pista, po ngjisin shkallët e instancave të paaritshme të një pakice dhe po humbasin shpresat shumica e njerëzve.

Të mendosh faktin që, në instinktin njerëzor gjithsecili do të bëhet i pasur, gjithsecili do të mbërrijë diçka.

Këtu nuk ka më barazi njerëzore, sepse ata që kanë para të pista mund t'i investojnë më shpejt dhe madje të përkufizojnë gjithë tregun.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/famulltari-i-velipojes-motoja-e-botes-se-krimit-vdekja-jote-eshte-nje-shans-qe-une-te-jetoj

Share This Video


Download

  
Report form