Deputetët e PD dhe LSI kanë bllokuar foltoren e Kuvendit pas fjalimit të Lulzim Bashës, për të pezulluar punimet e seancës, deri në përjashtimin e kryeministrit Edi Rama për fyerje ndaj shqiptarëve gjatë seancës së para dy jave.Ora 11:20 Deputetët e opozitës hedhin sende të forta në drejtim të Ramës
Pas qeseve me miell, deputetët e PD dhe LSI kanë hedhur sende të forta në drejtim të kryeministrit Edi Rama dhe ministrave të qeverisë. Ata hodhën shishe me ujë, stiolapsa dhe topa letre. Ruçi ndërpret sërish seancën.