Stop - “Shëndetësia falas”?! Pezullohen 3 infermierët e kameras së fshehtë! (11 prill 2018)

RTV KLAN 2018-05-14

Views 1

stop.tvklan.al Nje emision satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj. E hene - E premte ora 20:05 @ Tvklan & KlanHD;

Kronikë më e plotë: http://tvklan.al/stop-emisioni-158-sezoni-3/

Një ditë më parë ?Stop? transmetoi disa video me kamera të fshehtë, ku shfaqej e ashtuquajtura ?shëndetësia falas?.

Me para nën dorë, qytetarët u pajisën me raport mjeko-ligjor në Kamëz e Durrës. Ndërsa në Krujë, ?shëndetësia falas? i siguroi një qytetareje shtatzënë vetëm analizën e grupit të gjakut. Të tjerat në mënyrë private dhe me para.

Sot Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale lëshoi një deklaratë, ku njoftoi pezullimin nga puna për infermierët që shfaqeshin në video, A.M, M.P dhe E.M.

?Duke falenderuar median për evidentimin e rasteve të tilla, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes theksoi vendosmërinë për të luftuar çdo fenomen korruptiv, në mënyrë që çdo punonjës që kryen akte në kundërshtim me ligjin të ketë ndëshkimin e merituar?, përmbyllej njoftimi për shtyp.

Por moderatorët e emisionit ?Stop?, Saimir Kodra dhe Gentian Zenelaj thanë se përgjegjësia penale duhet të kalojë një herë nga komisionet e poliklinikave, të cilët firmosin pa kontrolluar pacientin. Ata u shprehën se infermierët që janë pezulluar janë vetëm korrierët, ndërsa anëtarët e komisionit janë përgjegjësit kryesorë.

Çfarë transmetoi ditën e djeshme emisioni ?Stop? lidhur me korrupsionin në poliklinikat e Kamzës, Durrësit dhe Krujës:

Kamza

Qytetarja ? Më fal! Si kalon? Po kërkoj atë zonjën që rri aty!

Infermierja 1 ? Ka ikur në shpi.

Infermierja 2 ? Kanë ikur ato.

Infermierja 1 ? Kanë mbaruar për sot.

Qytetarja ? Sepse doja të pyesja pak për diçka. A mund të vini një sekondë, ju lutem? S?ka problem! Unë këtu jam studente, më duhet një raport mjeko-ligjor!

Infermierja 2 ? Mjeko-ligjor! Se je e aftë për punë? Ti je e aftë?

Qytetarja ? Po!

Infermierja 2 ? Do të fillosh punë me ndonjë vend apo e do për studime?

Qytetarja ? Po! Unë nuk e kam këtu vendbanimin, e kam në Dibër edhe më duhet sot për nesër dhe s?kam kohë.

Infermierja 2 ? S?ka kohë tashi. Më jep kartën e identitetit, të shkoj?! Çkemi? Si je? Ja, dy minuta, erdha! Do i them një doktori mos ka se kur vjen një urgjencë, i japim? po qe se ka, unë do shkoj lart, meqë qenke prej Dibre. Jam vetë prej Dibre unë.

Qytetarja ? Ja!

Infermierja 2 ? Kjo bën dhjetë mijë lekë të vjetra (ul zërin).

Qytetarja ? Sa?

Infermierja 2 ? 10 mijë lekë të vjetra (me zë të ulët).

Qytetarja ? Në rregull!

Infermierja 2 ? Të shkoj lart unë njëherë!

Qytetarja ? A të ngjitem edhe unë lart?

Infermierja 2? Jo, s?ka gjë, se kam kartën. Se ka shumë njerëz.

Infermierja 2 ? Hajde këtu te shkallët se s?duam? I thashë duhet për nesër vërtetimi.

Qytetarja ? Si e ke emrin?

Infermierja 2 ? Edlira.

Qytetarja ? Kur të kem ndonjë herë tjetër që të të kërkoj.

Durrës

Qytetarja ? A të futem?

Infermierja ? Hajde, hajde! Dëgjo erdhe ti, po pse s?erdhe atë ditë?

Qytetarja ? S?munda, kam qenë sëmurë. Me grip jam...

Share This Video


Download

  
Report form