Esela Pysqyli është një prej aktoreve e cila spikati me rolin e saj në telefilmin e njohur ? Komuna e Paristit?.
Edhe pse tashmë është zhvendosur në Itali për të zgjeruar edhe më tej karierën e saj, Pysqyli jo rrallë vjen në Shqipëri për projekte të ndryshme. Ajo ishte sot e ftuar në studion e ?Rudina? në Tv Klan nga ku foli për jetën private dhe ndau me të gjithë pasionin e saj të veçantë për setet e çajit dhe çajnikëve.