Ora News - Aleanca kundër TVSH-së, Nasto: Qeveria të reagojë ose do përshkallëzojmë protestat

Ora News Lajme 2018-05-14

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Biznesi i vogël që do të përfshihet në skemën e TVSH-së ka paralajmëruar përshkallëzim të protestave në rast se qeveria nuk do të reagojë. Në një konferencë për mediat ata u shprehën se përfshirja në TVSH-së do të shkaktojë falimentimin e 50 mijë biznesve të vogla në vend. Ndërkohë që edhe deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim vlerësoi protestat, ndërsa e cilësoi model të gabuar ekonomik TVSH.

Biznesi i vogël do të përshkallëzojë protestat kundër përfshirjes në skemën e TVSH deri në grevë urie.

Kreu i Shoqatës së Biznesit të Vogël e të Mesëm, Albert Nasto, kërkoi që qeveria të heqë dorë nga kjo skemë pasi në të kundërt do të përballen me protesta masive.

Albert Nasto: Nëse marrim një përgjigje pozitive ne do ti ndërpresim protestat dhe grevat por nëse nuk marrim një përgjigje pozitive ne do ti vazhdojmë grevat dhe protestat shumë më të përshkallëzuara dhe shumë më të forta. Këtë e themi, pasi nëse u bë një orë ne do të vazhdojmë dhe një ditë. Nëse do të bëhet një ditë, bëhet dhe një javë. Nëse do të bëhet një javë do të kalohet në të tjera përshkallëzime.

Sipas Nastos përfshirja në TVSH biznesit me xhiro deri në 2 mln lekë do të shkaktojë falimentimin e shume bizneseve.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/aleanca-kunder-tvsh-se-nastoqeveria-te-reagoje-ose-do-pershkallezojme-protestat

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS