Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Banka Botërore prezanton raportin e 13-të ekonomik rajonal dhe tërheq vëmendjen tek PPP-të.
Ekspertët nënvizojnë përmirësimin e kuadrit seleksionues, monitorues dhe vlerësues i PPP në përputhje me investimet publike në buxhet. Kërkojnë dhe më shumë transparencë.
Maryam Salim, Menaxherja e BB per Shqiperine: PPP janë një pjesë shumë e rëndësishme e planeve të qeverisë për të fuqizuar realizimin e shërbimeve publike dhe për të përmbushur nevojat në infrastrukturë.
Megjithatë është e rëndësishme që të sigurohemi, siç është rasti i Shqipërisë, të fuqizojmë transparencën dhe kuadrin rregullator për menaxhimin e PPP-ve. Gjithashtu duhet fuqizuar mënyra si vlerësohen PPP-të. Si merren vendimet se cilat investime të bëhen duke parë të gjithë menaxhimin e kontratave, strategjinë e përgjithshme që ka qeveria për investimet dhe duhet siguruar që Ministria e Financave të luajë një rol shuëm të rëndësishëm, sepse kështu mund të shikohen cilat janë rrisqet fiskale dhe cilat janë masat e tjera që mund të merren nga ana e qeverisë për të menaxhuar këto investime.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/banka-boterore-tregon-kush-jane-rreziqet-qe-mund-te-vijne-nga-ppp