Jetimi rrëfen kalvarin e vuajtjeve në 'Rreze Dielli': Shteti më braktisi për herë të dytë

Report TV 2018-05-14

Views 0

Nga shteti jam braktisur për herë të dytë, sepse për herë të parë më kanë braktisur prindërit e mi,- ka thënë ditën e sotme Sabail Gjyli në emisionin "Rreze Dielli" në Report Tv, 27 vjeçari i cili ka 2 vjet që nuk e ka më statusin e jetimit, pasi sipas ligjit, këtë status mund ta kesh deri në moshën 25 vjeçare. Kalvari i gjatë i vuajtjeve të Sabailit ka vazhduar për shumë vjet, megjithëse ai nuk është dorëzuar.

?Ishte një botë që se njihja. Kishe të bëje me njerëz të ndryshëm, me jetë të ndryshme. Të them të drejtën aty ka qenë kalvari i vuajtjeve të mia. Ndihmë ekonomike nuk është se kam marrë. As kam marrë ndonjë asistencë që sipas ligjit na takonte, thjesht kam bërë shkollën kam ngrënë bukë. Çfarë më kanë ndihmuar shokët edhe mësuesit e shkollës. Faktikisht kam kaluar një vit shumë të keq sepse më hoqën të drejtën e studimit, më hoqën bursën.

Edhe për librat më kanë ndihmuar mësueset e shkollës. Kur mora vesh që nuk kisha më shkollën, as konviktin , aty ishte mendimi ku do rrija unë. Një shok klase më merrte te shtëpia e tij. Deri në moshën 20 vjeç unë s?kam marrë asnjë lekë nga shteti. Realisht nga shteti jam ndjerë i braktisur si për të dytën herë, duke qenë se për herë të parë jam braktisur nga prindërit, ndërsa për herë të dytë nga shteti?.

Megjithëse jeta e Sabailit ka qenë e vështirë, ai përsëri nuk i humb shpresat dhe i kërkon edhe shokëve të tij që të luftojnë për të drejtën e tyre. Sabaili që tashmë punon si operator pranë OSHEE ka 2 vjet që ka aplikuar në Durrës për banesë sociale, por ende nuk ka marrë asnjë përgjigje.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS