Një automjeti i është vënë flaka mëngjesin e sotëm në qytetin e Fierit. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të stacionit të trenit ku automjeti tip "Reno" është shkrumbuar.
Kanë qenë banorët e zonës të cilët kanë njoftuar policinë. Pas mbërritjes së uniformave blu dhe këqyrjes së automjetit, brenda tij u konstatua një armë zjarri kallashnikov. Nuk dihet nëse arma është përdorur në ngjarje kriminale, por policia po vijon hetimet në këtë drejtim.