Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, e ka cilësuar të pa dëmshëm zhvlerësimin e euros për ekonominë shqiptare.Gjatë raportimit në Komisionin e Ekonomisë, kreu i Bankës Qendrore theksoi se forcimi i lekut ka ardhur edhe si rezultat i prurjeve të shumta prej investimeve të huaja. Por deputeti socialist, Anastas Angjeli, kërkoi më shumë monitorim për efektet e de-euroizimit në eksportet shqiptare.
Zhvlerësimi i monedhës europiane ndaj lekut shqiptar është i pa dëmshëm për ekonomikë dhe ka ardhur si rezultat i përmirësimit të faktorëve ekonomikë në vend.
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, gjatë raportimit vjetor në Komisionin e Ekonomisë ka sqaruar se kjo situatë është ndikuar prej prurjeve në euro në formën e investimeve të huaja por edhe nga rritja e besimit për lekun.
Sejko: Analizat tona tregojnë se tendenca mbiçmuese e kursit të këmbimit pasqyron përmirësimin e faktorëve fondamentalë, të tillë si ngushtimi i deficitit tregtar dhe i atij të llogarisë korrente, nivelet e larta të prurjeve valutore në formën e investimeve të huaja direkte, si dhe rritja e besimit ndaj monedhës kombëtare në tregun e brendshëm financiar. Për sa kohë ky mbiçmim përfaqëson efektin e faktorëve të qëndrueshëm ekonomikë e financiarë, ai nuk sjell pasoja të dëmshme për ekonominë shqiptare. Megjithatë, efektet e tij shfaqen në formën e presioneve të reduktuara inflacioniste në tregun e brendshëm shqiptar. Forcimi i lekut vlerësohet të ketë reduktuar inflacionin e vitit 2017 me 0.2-0.3 pikë përqindje.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/sejko-de-euroizimi-nuk-ka-pasoja-ekonomine-angjeli-monitoro-eksportet