Rudina - Parodistët e Vlorës: Humori dhe jeta së bashku në skenë! (10 prill 2018)

RTV KLAN 2018-05-14

Views 1

Facebook: https://www.facebook.com/tvklan Emision info-argetues nga Rudina Magjistari ne KLANHD & TVKLAN; Ata janë personazhe që na kanë dhuruar emocione dhe të qeshura pafund me interpretimet e tyre. Paroditë e tyre janë duartrokitur shumë dhe ende mbeten në memorien e publikut shqiptarë.

Bëhet fjalë për Parodistët e Vlorës, aktorët Afrim Agalliu, Agron Hamo dhe Muhamet Lika. Ata ishin sot të ftuar në studion ?Rudina?, në Tv Klan, ku rrëfyen se si u bënë bashkë të katër aktorët.

?Është një histori e hershme, unë me Afrimin kemi filluar fillimisht me estradat amatore. Ne patëm fatin e madh që na ftuan aktorë të mëdhenj dhe bëmë ?gol?, na pritën mirë. Në ?78 ka filluar edhe Mane Lumani dhe Muhamet Lika. Parodinë ne e kemi të trashëguar, ka qenë një grup para nesh që e kanë lëvruar këtë gjini. Parodia do edhe vokal dhe ne të katërt kemi patur vesh dhe zë?, tha Hamo.

Ata janë mjeshtra të humorit shqiptarë, që kanë ditur të gërshetojnë humorin me muzikën duke dhuruar parodi të pakrahasueshme. Mane Lumani, Afrim Agalliu, Agron Hamo dhe Muhamet Lika janë Parodistët e Vlorës, të cilët përmes humorit i kanë dhuruar publikut emocione të papërsëritshme. Por, për shkak të problemeve shëndetësore, aktori Lumani është tërhequr nga grupi, ndërkohë që tre të tjerët vijojnë të jenë aktivë me shfaqjet e tyre.

Sot, përmes emisionit ?Rudina? parodistët prezantuan edhe familjet e tyre. Afrim Agalliu, krahas pasionit për humorin, ka edhe një pasion për kopshtin, kryesisht për pemët frutore. Agalliu është i martuar me Natashën dhe kanë bashkë dy vajza. Gjatë insertit, Natasha i kërkoi publikisht bashkëshortit që t?i përkushtohej më shumë.

?Unë kam një kopësht privat në shtëpinë time dhe kur pemët çelin lulet, këtu është një mrekulli?, tha Agalliu.

Muhamet Lika po ashtu së bashku me pjesëtarët e tjerë të grupit i ka dhuruar publikut të qeshura pa fund. Por, përtej skenës ai është shumë serioz dhe i rezervuar në familje.

Ai është i martuar me Zhanetën, ka një vajzë dhe një djalë, si dhe 3 nipër e një mbesë.

?Meti është njeri serioz dhe shumë i mirë, për fëmijët dhe për mua. Ai ia ka dalë mbanë gjithmonë?, tha bashkëshortja e Likës.

Anëtari tjetër i grupit, Agron Hamo, i cili është edhe një nga themeluesit, është i martuar me Ilirjanën dhe ka dy vajza. Të dy vajzat e tij jetojnë jashtë dhe kjo e ka bërë aktorin të udhëtojë shpesh për të qenë pranë tyre.

Parodistët vijojnë të vazhdojnë punën dhe së fundmi kanë vënë në skenë shfaqjen ?Ka një masazh për ty?, përmes së cilës sjellin me parodi problemet më aktuale të shoqërisë, por edhe të politikës.

Share This Video


Download

  
Report form