Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një prej të të arrestuarve përgjatë operacionit të koduar ?Picaso?, në momentet kur ndodhej në policinë belge, lajmëroi të atin, duke i thënë ?Ikni se po vijnë bletët?. Detajet mësohen për Ora News nga burime pranë grupit hetimor. Më 30 mars u arrestuan 8 hajdutë që kryenin grabitje në Belgjikë dhe sendet me vlerë i sillnin në Shqipëri.
Mjaftoi një telefonatë nga 24-vjeçari që ishte arrestuar në Belgjikë, për të vënë në alarm hajdutët.
Ardit Skeja u prangos më 30 mars, në kuadër të operacionit të koduar ?Picaso? dhe ndërsa ndodhej në ambientet e policisë belge bashkë me 4 shqiptarë të tjerë, arriti të gjente një celular për të lajmëruar të atin.
Burimet pranë grupit hetimor thanë se Skeja i tha babait të tij ?Ikni se po vijnë bletët?.
Kaq mjaftoi që 2 prej 10 hajdutëve të këtij grupi të arratiseshin.
Megjithatë, policia shqiptare arriti të arrestonte 3 nga 5 hajdutët që ndodheshin në Tiranë.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/erdhen-bletet-kodi-i-skifterit-shqiptar-ne-belgjike-qe-dekonspiroi-operacionin