PD dhe LSI janë shumë pranë marrëveshjes për të shkuar bashkë në zgjedhjet lokale të 2019. Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi e ftuar në emisionin ?5 Pyetjet nga Babaramo? deklaroi se zyrtarisht akoma nuk ka asnjë marrëveshje, por janë shumë pranë.
Ne aktualisht kemi unifikuar grupin parlamentar për axhendën për ligje të caktuara, por parimet tona nuk do i cënojmë. Për zgjedhjet lokale mund të them që protesta e ditës së enjte i dha një shans strukturave në bazë për t?u njohur dhe rakorduar, pasi patën një filling pozitiv, organizativ ditën e enjte.
Si do të ecim? Ne do të jemi shumë racional, nuk do të kënaqim egot tona, por të zgjidhim problemet kryesore. Akoma nuk e kemi diskutuar se është akoma shumë herët për koalicionet, partitë janë në ?gjueti? për evidentimin e kandidaturave, që marrin përgjegjësi, jo për të pasur militantë. Jemi në diskutime, ka një lloj pozitiviteti dhe dashamirësie, por jemi në diskutime për vendosur kriteret për kandidatin, jo emrat. Nuk kemi rënë dakord 100%, por aty aty.
Monika Kryemadhi